Aktualitet

Dhunë në familje, ndërtim dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen pesë persona në Tiranë

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi R. M., pasi ditën e djeshme po bënte punime pa leje në banesën e tij dhe gjatë punimeve është dëmtuar shtetasi R. D., i cili ishte duke punuar në banesën e tij.
Featured image of article: Dhunë në familje, ndërtim dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen pesë persona në Tiranë
Përditësuar:

TIRANË– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Y. Ç., si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi M. Ç., për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientin para banesës së tyre, në Kombinat, kanë dhunuar fizikisht vëllanë e tyre me inicialet L. Ç, si edhe kunatën e tyre (bashkëshorten e L. Ç).

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi R. M., pasi ditën e djeshme po bënte punime pa leje në banesën e tij dhe gjatë punimeve është dëmtuar shtetasi R. D., i cili ishte duke punuar në banesën e tij. Në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë rrugore, shtetasi A. B., banues në Tiranë, pasi drejtonte motoçikletën pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa targa. Në bulevardin “Gjergj Fishta” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasja S. M. banuese në Tiranë, pasi drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Ndërsa në rrugën “Donald Trump“ u arrestua në flagrancë shtetasi A. SH., banues në Tiranë, pasi drejtonte gjendje të dehur motorin pa targa, duke u bërë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ditën e djeshme po bënte punime pa leje në banesën e tij dhe gjatë punimeve është dëmtuar shtetasi R. D., i cili ishte duke punuar në banesën e tij.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6 është arrestuar në flagrancë shtetasi Y. Ç., si edhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi M. Ç., për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientin para banesës së tyre, në Kombinat, kanë dhunuar fizikisht vëllanë e tyre shtetasin L. Ç, si edhe kunatën e tyre (bashkëshorten e L. Ç). Policia Rrugore e Tiranës vijon punën me masa të shtuara për kontrollin e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë vënë në pranga 3 shtetas, dy për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe një në gjendje të dehur, konkretisht: – Në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë rrugore, shtetasi A. B., banues në Tiranë, pasi drejtonte motoçikletën pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa targa; – Në bulevardin “Gjergj Fishta” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasja S. M. banuese në Tiranë, pasi drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi; – Në rrugën “Donald Trump“ u arrestua në flagrancë shtetasi A. SH., banues në Tiranë, pasi drejtonte gjendje të dehur motorin pa targa, duke u bërë burim aksidenti. Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, në të gjithë qarkun, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment