Aktualitet

Përleshje me armë të ftohta në Tiranë, plagosen dy vëllezërit binjakë, nisen me urgjencë drejt spitalit

Sherr me armë të ftohta në Tiranë. Mësohet se janë plagosur dy vëllezërit me iniciale I.S dhe E.S, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Policia është në kërkim të autorëve.
Featured image of article: Përleshje me armë të ftohta në Tiranë, plagosen dy vëllezërit binjakë, nisen me urgjencë drejt spitalit Foto ilustruse
Përditësuar:

Tiranë- Përleshje me armë të ftohta në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë 4 persona dhe raportohet për 2 të plagosur. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë sherrit me armë të ftohta janë plagosur dy vëllezërit me iniciale I.S dhe E.S, binjakë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me makinë. Ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment