Aktualitet

DETAJE/ Si u ekzekutua biznesmeni mes “Komunës së Parisit”, autori me kapele në kokë qëlloi me armë me silenciator, plumbat e zunë në kokë e trup

Autori qëlloi me armë me silenciator në drejtim të 40-vjeçarit. Viktima ka marrë plumba në kokë dhe trup.
Featured image of article: DETAJE/ Si u ekzekutua biznesmeni mes “Komunës së Parisit”, autori me kapele në kokë qëlloi me armë me silenciator, plumbat e zunë në kokë e trup Hekuran Billa dhe vendngjarja

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit,  Hekuran Billa, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori qëlloi me një kallashnikov me silenciator në drejtim të 40-vjeçarit, teksa ky  i fundit ishte duken ecur me makinën e tij “BMW X6”. Fillimisht u dyshua se ishte një aksident, pasi nuk u dëgjuan të shtënat e armës, por ngjarja ishte një atentat.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se Billa ka marrë plumba në kokë dhe trup. Dyshohet se autori i cili kishte një kapele në kokë, pasi kreu atentatin u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur pak minuta më vonë në Pezë e Vogël.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

J.V/Dosja.al

Shto Koment