Aktualitet

Manovra të rrezikshme dhe gaz deri në fund/ Policia 4 orë kontrolle në Tiranë-Durrës, heq 14 patenta: Mos nxitoni!

Për 250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë, u morën masa ndaj disa drejtuesëve të mjeteve.

TIRANË– Policia Rrugore, ashtu si çdo fundjavë, ka ushtruar kontrolle me drager e radarë me qëllimin parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për 250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë, u morën masa ndaj disa drejtuesëve të mjeteve.

14 shoferëve u janë hequr lejet e drejtimit dhe janë përcjellë për në Organin Administrativ Shteteror per gjykim, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h. Ndërsa 11 masa administrative janë marrë për shpejtësi që nuk i kalonte më shumë se 20 km/h mbi normën e lejuar dhe 8 masa administrative janë marrë për manovra të rrezikshmë në rrugë.

“Mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim e mjetit, respekto normat e sjelljes në rrugë, ndiq udhëzimet dhe këshillat e policit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

(k.m./dosja.al)

Shto Koment