Aktualitet

Vrasja tek “Unaza e re”, Policia: Viktima është një 28-vjeçar, po kërkojmë autorin

Më tej shtohet se pas vrasjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.
Featured image of article: Vrasja tek “Unaza e re”, Policia: Viktima është një 28-vjeçar, po kërkojmë autorin Vendi i krimit

TIRANË- Një person ka mbetur i vdekur sot në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se viktima është një 28-vjeçar, i identifikuar si Vilson Tafciu.

Më tej shtohet se pas vrasjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

“Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, shkruan Policia. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Ndoka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Ndoka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment