Sport

Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…

Përballja e përjetshme mes dy stemave që kanë prodhuar përherë futboll spektakolar dhe produktiv.
Featured image of article: Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve… Lojtarët e Tiranës dhe Vllaznisë

TIRANË– 33 tituj kampion 22 Kupa të Shqipërisë në lojë, një shekull histori në futbollin shqiptar. Në 2016-ën kulmoi me atë rrëzim tragjik të Tiranës në Kategorinë e Parë që si për ironi vetëm një vit më pas tërhoqi edhe shkodranët drejt futbollit inferior. Përballja e përjetshme mes dy stemave që kanë prodhuar përherë futboll spektakolar dhe produktiv.

 Kryeqytetasit më superiorë në statistika por ndoshta të barabartë në numrin e talenteve që kanë prodhuar. Dy akademi që i kanë dhuruar shumë më shumë se 181 sfida futbollit shqiptar, breza të artë futbollistësh që kanë furnizuar për dekada me radhë kombëtaren. Përballjet kanë nisur që në vitet e para të themelimit të të dyja klubeve dhe Tirana regjsitron në total 78 fitore përballë 56 të Vllaznisë, ndërsa 47 takime janë ndarë në barazim.

24 tituj të kryeqytetasve përballë 9 të shkodranëve në datën 7 Shkurt do të zbresin në “Loro Borici” për sfidën numër 181. Në 8 Nëntor është regjistruar edhe përballja e fundit qëu mbyll pa gola në kryeqytet. Në mijëvjecarin e ri numri i përballjeve është rritur ndjeshëm pasi që prej vitit 2000 janë regjistruar plot 66 takime ku Tirana ka domunuar dukshëm me 36 fitore dhe vetëm 13 humbje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sfidë që nuk ka nevojë për marketing dhe këtë e reflekton interesimi i madh në stadiumet respektive për këtë duel. Vllaznia – Tirana prezanton dimensionet e shumta të një dueli mes kryeqëndrës së Shqipërisë dhe djepit të futbollit shqiptar.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment