Sport

Tirana pret Teutën në “Air Albania”! Çmimet e biletave irritojnë tifozët

Ky është stadiumi që i solli fitoren në derbi pas disa vitesh
Featured image of article: Tirana pret Teutën në “Air Albania”! Çmimet e biletave irritojnë tifozët Stadiumi "Air Albania"

“Air Albania Stadium” të dielën do të jetë stadiumi ku Tirana do të presë Teutën. Klubi bardheblu ka marrë këtë vendim, duke marrë parasysh dëshirën e tifozëve, por edhe faktin se pikërisht ky stadium i solli fat në derbi pas shumë vitesh.

Tirana sot ka publikuar çmimet e biletave, vendin e shitjeve të tyre dhe pozicionimin e fansave. Nesër në mëngjes nis shitja e biletave pranë biletarisë “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e FSHF-së.

Tifozeria vendase do të vendoset në tribunat qëndrore (W), atë karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit (N), ndërsa ata të Teutës në tribunën nga liqeni (V). Çmimet janë mjaft të shtrenjta dhe tifozët kanë nisur të ankohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment