Sport

Tirana-Partizani, derbin në këtë pjesë të parë po e fiton mërzia

Tirana dhe Partizani janë duke luajtur në “Air Albania”, përballjen e parë mes tyre për këtë sezon
Featured image of article: Tirana-Partizani, derbin në këtë pjesë të parë po e fiton mërzia Tirana-Partizani

TIRANË-Derbi është gjithmonë special! Tirana dhe Partizani janë duke luajtur në “Air Albania”, përballjen e parë mes tyre për këtë sezon. Një sfidë që nuk po ngrihet në nivelin e duhur, ndikuar edhe nga gjendja e fushës që është në gjendje skandaloze.

Dy skuadrat e mbyllën pjesën e parë me shifrat 0-0,ndërkohë sa i përket takimit nuk prodhoi asnjë emocion me dy skuadrat që më tepër u munduan të mbroheshin sesa të dhuronin spektakël. Rast i artë për Partizanin konsiderohet vetëm ajo e minutës së 26-të kur Bekaj i mohoi një gol të sigurt futbollistit Bardhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas një harkimi nga këndi të Kotes, futbollisti i Bardhi, goditi bukur me kokë, në shtyllën e dytë, por u ndal mjaft bukur nga gardiani bardheblu. Vendimtare pritja e Bekajt. Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të dhuroj pjesa e dytë

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment