Aktualitet

Tirana pa drita/ OSHEE njofton abonentët: Ja zonat ku do të ketë ndërpreje të energjisë në dy ditët në vijim

Sipas njoftimit të OSHEE stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve për rikonstruktimin e kabinave.
Featured image of article: Tirana pa drita/ OSHEE njofton abonentët: Ja zonat ku do të ketë ndërpreje të energjisë në dy ditët në vijim Foto ilustruese

TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprejet të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora.

Sipas njoftimit të OSHEE stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve për rikonstruktimin e kabinave.

Zonat ku do të stakohet energjia elektrike janë pjesërisht rrugët “Mine Peza”,  “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno” etj..

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Zonat dhe oraret kur do të stakohet rryma:

20 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”,  “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”

09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”,  pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë

10:30-11:30

Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”,  “Zef Jubani” pjeserisht.

12:00-13:00

Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”,  “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”

21 Nëntor

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment