Sport

Tirana, në Zvicër për të shkruajtur historinë por edhe për të mbushur “xhepat”, Refik Halili premton premio të çmendur

Pikërisht numri një i klubit i premtoi ekipit se do të shpërndajë nga 20 mijë euro për kokë në rast kualifikimi
Featured image of article: Tirana, në Zvicër për të shkruajtur historinë por edhe për të mbushur “xhepat”, Refik Halili premton premio të çmendur Refik Halili

ZVICËR– Për Tiranën ndeshja kundër Young Boys nuk vlen vetëm për prezencën në grupet e Europa League, por në rast suksesi do të mbushte arkat e klubit bardheblu. Kampionët në fuqi ndodhen në Bern të Zvicrës, në hotelin ku është grumbulluar ekipi ndodhet dhe presidenti i skuadrës Refik Halili. Pikërisht numri një i klubit i premtoi ekipit  se do të shpërndajë nga 20 mijë euro për kokë në rast kualifikimi.

“Ju dua që të fitoni nesër për historinë e Tiranës. Për lavdinë e fanellës, për të vazhduar 100- vjetorin e dytë të lavdishëm me këtë arritje të madhe. Është ndeshje historike, sepse klubi ynë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Dëshira është e madhe”, mësohet të ketë thënë fillimisht Halili në mbledhjen me ekipin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment