Sport

Historike! Tirana me “petk” europian, finalja e “Conference League” në “Air Albania”

Për herë të parë në histori, Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë i Konferencës së Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues, do të luajë finalen e madhe në “Air Albania Stadium”
Përditësuar:

TIRANE – Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, së bashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus.

Si rrjedhojë, “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni, i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet shqiptare.

Të enjten, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën, si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka, i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të UEFA-s.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv, raporton “Top Channel”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment