Sport

Tirana me një tjetër borxh, Ardian Mema kërkon pagat e prapambetura dhe i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve

Tekniku kryeqytetas i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe si rregull që të ketë një seancë të parë pajtuese duhet një ballafaqim
Featured image of article: Tirana me një tjetër borxh, Ardian Mema kërkon pagat e prapambetura dhe i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve Ardian Mema-Ish trajneri i Tiranës

TIRANËIsh-trajneri i Tiranës, Ardian Mema i është drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me pagat e prapambetura që kërkon. Bëhet fjalë për muajin gusht 2019- shkurt 2020 dhe në total fatura shkon në 24 milionë lek të vjetër.

Tekniku kryeqytetas i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe si rregull që të ketë një seancë të parë pajtuese duhet një ballafaqim. Mësohet se Tirana ka rënë dakord dhe ka premtuar se do të likujdojë plotësisht ish-trajnerin.

Në këtë mënyrë, çështja merr një zgjidhje prej “xhentëlmenësh”, por likuidimi total është ai që e zgjidh përfundimisht edhe nga ana juridike

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment