Sport

Tirana mbush “xhepat” edhe pa luajtur, ja shifra që përfitojnë bardheblutë nga UEFA

Edhe pse nuk luajtën në turin e tretë, Tiranës i mbërrijnë 280 mijë euro dhe 300 mijë euro të tjera që do t’i shtohen në rast humbje në Play-Off
Featured image of article: Tirana mbush “xhepat” edhe pa luajtur, ja shifra që përfitojnë bardheblutë nga UEFA Skuadra e Tiranës

TIRANË– Tirana është vetëm 90 minuta larg mbërritjes në histori për të prekur grupet e Europa League. Deri më tani nga skuadrat shqiptare vetëm Skënderbeu ja ka dalë të prezantohet në arenën e vogël. Ndonëse bardheblutë janë në hapat e korçarëve, e rëndësishmë është që arka e bardhebluve po mbushet nga UEFA.

Edhe pse nuk luajtën në turin e tretë, Tiranës i mbërrijnë 280 mijë euro dhe 300 mijë euro të tjera që do t’i shtohen në rast humbje në Play-Off. Pra në rastin më të keq, bardheblutë do të dalin me 600 mijë euro të tjera nga Europa. Por nëse skuadra e Emmanuel Egbo-s ja del të fitojë atëherë do të flisnim për miliona euro në arkën e Tiranës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment