Sport

Tirana luan në bar artificial dhe me “arrogancën” e zvicerianëve, trajneri i Young Boys: Në shtëpi jemi dominues

Kundërshtari i Tiranës ka një vit që nuk humbet në shtëpi,ndërsa përbllja do të luhet me bar artificial. 41-vjeçari thekson se nuk e mban mendjen te statistikat, megjithëse diçka e di me siguri, se brenda në shtëpi janë dominues
Featured image of article: Tirana luan në bar artificial dhe me “arrogancën” e zvicerianëve, trajneri i Young Boys: Në shtëpi jemi dominues Gerardo Seoane

ZVICËR-Ditën e enjte Tirana do të luajë kundër Young Boys për Play-Offin e Europa League. Takimi do të zhvillohet në Bern të Zvicrës, për bardheblutë kjo ndeshje konsiderohet si sfida e jetës, ndërsa për helvetët një fitore do të konsiderohej si e rradhës. Kështu e përkufizon përballjen trajneri i Young Boys, Gerardo Seoane,për mikrofonat e “Blick”. Kundërshtari i Tiranës ka një vit që nuk humbet në shtëpi,ndërsa përbllja do të luhet me bar artificial. 41-vjeçari thekson se nuk e mban mendjen te statistikat, megjithëse diçka e di me siguri, se brenda në shtëpi janë dominues.

“Ne ndoshta e dimë saktësisht se çfarë është në lojë. Por fokusi ynë nuk është te kuptimi. Një atlet nuk mund të jetë i lirë kur ka gjëra të tjera në mendje. Detyra e stafit është të tregojë rrugën drejt fitores. Por e kuptoj shumë mirë që gazetarët tregojnë rëndësinë.E shoh interesante se është e qartë se duhet të jetë një avantazh për të luajtur në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Dikush nuk mund të përgjithësojë sepse një vend është i tillë dhe një tjetër ashtu. Kjo duhet thënë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptarët do të vijnë këtu për të performuar. Ky muaj nuk luan një rol të madh. Unë nuk mbaj statistika dhe nuk mendoj shumë për to. Çfarë di: në shtëpi ne jemi dominues. Unë nuk mund të blej asgjë me të kaluarën”, ka thënë Gerardo Seoane.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment