Politike

‘Tirana, kryeqyteti më i mirë në rajon’, Spiropali ‘sfidon’ opozitën: Ejani përballuni, ne do shkojmë para me Edi Ramën (VD)

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur lidhur aktualitetin politik në vend, duke i bërë thirrje opozitës që të përballen me ta. 

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka hapur takimin “Ti Zgjedh”, me kandidatët për delegatë të Kongresit që do të zgjidhen me 16 nëntor, i cili po mbahet në kryeqytet.

Në fjalën e saj, në statusin e bashkëkryetares së Tiranës, ministrja Spiropali ka folur lidhur aktualitetin politik në vend, duke i bërë thirrje opozitës që të përballen me ta. 

Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi por për të rinjtë. E zgjodhëm këtë sepse PS nuk e ka qëllim në vetëvete pushtetin por mjet për të ndryshuar jetën e njerëzve. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë dhe e shikon ndryshimin. Madje mund të themi që është kryeqyteti më i mirë në Rajon. Nuk e kanë mendjen tek vendi por tek pushteti. I themi të vijnë të përballen me ne kur të jenë gati. Por nuk janë gati dhe ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën si kryeministër,“-tha ndër të tjera Spiropali. 

Partia Socialiste ka organizuar takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment