Sport

Tirana fiton ndeshjen e shtatë radhazi, në Shkodër e sheh veten në krye

Tri pikë të arta për bardheblutë, të cilët ëndërrojnë për titullin
Featured image of article: Tirana fiton ndeshjen e shtatë radhazi, në Shkodër e sheh veten në krye Fragment nga ndeshja Vllaznia-Tirana

Shtatë fitore radhazi dhe e para në tabelën e renditjes së Kategorisë Superiore. Tirana duket më mirë se kurrë, sidomos pas fitores së sotme 1-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Kjo fitore i ngjit kryeqytetasit në vendin e parë provizorisht, në pritje të ndeshjes së nesërme Kukësi-Laçi. Për këtë ndeshje mjaftoi një gafë e portierit Alen Sherri, i cili iu dha fitoren miqve.

Në pjesën e parë kryeqytetasit ishin më kërkues, ndërsa në 45 minutat Vllaznia u tregua më konkrete me aksionet e Junior dhe Zogaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një goditje nga Cobbinah befasoi gardianin Sherri, i cili qe i pafat sepse as mbrojtja shkodrane nuk ishte vendosur mirë. Sfida e radhës e Tiranës është ndaj Skënderbeut në “Air Albania Stadium”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment