Factcheck

Tirana e cigareve dhe alkoolit, Veliaj s’do t’ja dijë për ligjin…shihni ç’bëhet në sheshin Skënderbej (Foto+VD)

-
Faqja “Lolita” publikoi ditën e djeshme, disa foto nga Sheshi Skënderbej ku shihej një stendë e “Jack Daniels” që qëndronte hapur për të gjithë klientët e interesuar. Dosja.al shkoi sot nga afër në Sheshin Skënderbej për të verifikuar informacionin. Çfarë gjetëm? Jo vetëm alkool të reklamuar por edhe reklama cigaresh.

TIRANË- Që prej inagurimit të bujshëm me Paron, Golikun dhe asambletë e këngëve dhe valleve, sheshi Skënderbej u prezantua si një hapësirë multidimensioanel për të rinjtë e për të moshuarit.

Por duket se kjo vijë ndarëse mes hapësirës urbane dhe mejhaneve e qofterive që ndodhen në këtë shesh, është holluar mjaft…

Faqja “Lolita” publikoi ditën e djeshme, disa foto nga Sheshi Skënderbej ku shihej një stendë e “Jack Daniels” që qëndronte hapur për të gjithë klientët e interesuar.

Postimi tek Lolita:

Dosja.al shkoi sot nga afër në Sheshin Skënderbej për të verifikuar informacionin.

Çfarë gjetëm? Jo vetëm alkool të reklamuar por edhe reklama cigaresh.

Stenda e alkoolit Jack Daniels në sheshin Skënderbej

Ligji nr. 9518 për Mbrojtjen e të Miturve nga përdorimi i Alkoolit, parashtron se ndalohet çdo lloj forme reklame alkooli, dhe sipas ligjit në fuqi, subjekti duhet gjobitur.

Stenda e cigareve në sheshin Skënderbej

Në bazë të nenit nr 11 të këtij ligji,  “ Reklamimi drejtpërdrejt ose tërthorazi i pijeve alkoolike drejtuar të miturve në të gjitha mjediset e tjera, përjashtuar ato arsimore, si rrugë, parqe etj., përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë”.

Në një nga hapësirat më të frekuentura nga adoleshentët dhe fëmijët, bashkia që është institucioni përgjegjës për vendosjen e këtyre stendave, nuk e ka bërë detyrën, duke lejuar që situata t’i dalë jashtë kontrollit.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment