Aktualitet

Tirana dhe Durrësi nuk gjejnë qetësi, gjatë natës ndihen sërish lëkundje të forta tërmeti (TË DHËNAT)

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë sërish lëkundje të forta sizmike që janë regjistruar 6 kilometër në veri- perëndim të Shijakut.
Featured image of article: Tirana dhe Durrësi nuk gjejnë qetësi, gjatë natës ndihen sërish lëkundje të forta tërmeti (TË DHËNAT) Foto ilustruese

TIRANË– Kur kanë kaluar më shumë dy javë nga tërmetit i 26 nënëtorit, i cili shkaktoi 51 viktima, toka në Shqipëri ende nuk gjen qetësi.

Të dhëna nga tërmeti

Lëkundja ka pasur me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, kishte thellësi 44 kilometër por megjithatë është ndjerë edhe në Tiranë e rrethina.

Sipas ekspertëve, pas tërmetit 7 ballësh të 26 nëntorit, është e zakontë që toka të goditet nga paslëkundjet, disa prej tyre më të forta se të tjerat.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment