Sport

Tirana “blindon” produktin e akademisë, ka rinovime në shtëpinë e bardhebluve

Klubi i Tiranës ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve të rinj
Featured image of article: Tirana “blindon” produktin e akademisë, ka rinovime në shtëpinë e bardhebluve Futbollistët e Tiranës
Përditësuar:

TIRANË-Klubi i Tiranës ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve të rinj, të cilët janë rritur në ekipet e moshave të bardhebluve.Bëhet fjalë për Grent Halilin, Marsel Ismajlgecin dhe Jurgen Çelhakën, të cilët kanë debutuar edhe në skuadrën e parë, ndërsa i fundit ka qenë titullar në pjesën më të madhe të sezonit dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh në fitimin e titullit.

Gjithashtu janë rikthyer te bardheblutë pas një shtegtimi një vjeçar edhe futbollistët e rinj Marlind Nuri e Jurgen Vrapi, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo për sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht Tirana ndodhet e grumbulluar në qytetin e Pogradecit, ku po përgatitet për ndeshjen e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 19 gusht në Gjeorgji përballë Dinamo Tbilisit.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment