Politike

Logo për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet rezulton e vjedhur, ironia e Akil Krajës: Veliaj do na çojë në gjykatë për shpifje

Sipas shumë personave në mediat sociale dhe pas vëzhgimit të Dosja.al, logo rezulton se është e frymëzuar nga Truman.
Featured image of article: Logo për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet rezulton e vjedhur, ironia e Akil Krajës: Veliaj do na çojë në gjykatë për shpifje Logo e Tiranës dhe logo e Truman

TIRANË- Erion Veliaj, pak ditë më parë shpalli garën për të gjithë grupet e individët kreativ që të dërgonin logon e tyre për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Në garë morën pjesë shumë persona e në fund u shpall fitues grupi “Karrota”.

💯 Vjet Kryeqytet 🎠 🗳 Mbi 35K votues moren pjese ne votimin online 📲 per logon e 100 Vjetorit te Tiranes Kryeqytet! Fitues me pak diference eshte Karrota 🥕nga Kosova! 🇽🇰🇦🇱 #Tirana100. Urime! 👍 Nderkohe, edhe 3 finalistet e tjere do jene pjese e aktiviteve te ketij viti! 🙏🏻”, shkruante Veliaj.

Foto e publikuar nga Erion Veliaj

Por një ditë pas shpalljes së fituesit në dritë ka dal një fakt, që ka hedhur poshtë të gjithë këtë garë. Sipas shumë personave në mediat sociale dhe pas vëzhgimit të Dosja.al, logo rezulton se është e frymëzuar nga Truman. Siç shihet dhe nga FOTO, logoja e grupi ‘Karrota” dhe Truman kanë një ngjashmëri të madhe me njëra tjetrën dhe dyshohet se është e vjedhur prej saj.

Një reagim për këtë debat të hapur online ka ardhur dhe nga Akil Kraja, ish-Këshilltar në Bashkinë Tiranë, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Në mediat sociale Kraja shkruan se projekti është i vjedhur dhe për vjedhjen akuzon drejtëpërdrejtë Erion Veliajn.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mos, godet serisht pinoku i turbulluar i Tiranes 🤥 Projekti i ri i Teatrit Kombetar doli i kopjuar nga nje projekt i huaj 😱 Tani po del dhe logoja e 100 vjetorit te Kryeqytetit e kopjuar 😖 Por ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do te ju coje ne gjykate per shpifje 🤣”, shkruan Kraja.

Nga ana tjetër mësohet se projekti për logon ka qenë një garë mes dizenjuesve dhe është bërë online. Ka qenë publiku ai që ka votuar në mediat sociale të kreut të Bashkisë Tiranë dhe kanë zgjedhur fituesin. Nuk dihet ende vendim i Bashkisë për të anuluar fituesin pasi punimi ka dalë plagjiaturë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment