Bota

Tik Tok-ut nuk i ‘rezistojnë’ as të dënuarit e klanit “Camorra”, publikojnë pamjet nga burgu (VIDEO)

Të dënuarit si pjesë e klanit mafioz "Camorra" në burgun e sigurisë së lartë Bellizzi Irpino kanë publikuar video nga brenda qelive, duke treguar  momente nga rutina e tyre.
Featured image of article: Tik Tok-ut nuk i ‘rezistojnë’ as të dënuarit e klanit “Camorra”, publikojnë pamjet nga burgu (VIDEO) Pamje nga videoja

ITALI– Nëse deri më tani rrjeti social më i përdorur nga të rinjtë ishte Instagram apo Snpachat, sot rrjeti më i ri social “Tik Tok” po përdorohet  jashtëzakonisht shumë.

Nuk përdoret vetëm nga të rinjtë që duket sikur është aplikacioni që po vërtet po i çmend, por është bërë edhe një hapësirë  ku kanë gjetur veten  edhe të burgosurit.

Të dënuarit si pjesë e klanit mafioz “Camorra” në burgun e sigurisë së lartë Bellizzi Irpino kanë publikuar video nga brenda qelive, duke treguar  momente nga rutina e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në momentin që kjo video u bë virale dhe policia e burgut konfirmoi se pamjet i përkisnin institucionit të vuajtjes së dënimit në qytetin Avellino u vunë menjëherë në lëvizje.

Nga kontrollet u sekuestrua një smartphone dhe tre telefona celularë të fshehur në një kavanoz me pure domatesh së bashku me orizin.

Burimi: Larepubblica 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment