Bota

TIK-TOK/ Teoria konspirative që po çmend botën: Bora në Teksas është e rreme, e ka dërguar Bill Gates… (e ndezin me çakmak dhe nuk shkrin)

VIDEO
The Sun' shkruan se kjo teori konspirative është kthyer virale në internet dhe, njerëzit thonë se është dërguar nga Bill Gates për frikësuar njerëzit në lidhje me ndryshimin e klimës.   
Featured image of article: TIK-TOK/ Teoria konspirative që po çmend botën: Bora në Teksas është e rreme, e ka dërguar Bill Gates… (e ndezin me çakmak dhe nuk shkrin) Foto nga videot

SHBA- Bora në SHBA është e rreme. ‘The Sun‘ shkruan se kjo teori konspirative është kthyer virale në internet dhe, njerëzit thonë se është dërguar nga Bill Gates për frikësuar njerëzit në lidhje me ndryshimin e klimës.

Shumë video në rrjetin social ‘TikTok’ u shpërndarë dhe u bënë virale ku bora në Texas nuk ishte borë natyrale por diçka e hehur nga Bill Gates. Përdorues të ‘TikTok’ në videot e tyre provuan të ndezim topa fbore me flakë dhe ato nuk shkrijnë.

“Kjo i shkon qeverisë sonë dhe Bill Gates. Faleminderit Bill Gates për përpjekjen për të na mashtruar se kjo është bora e vërtetë,” tha një përdoruese TikTok-u.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do të shihni se nuk po shkrihet dhe do të digjet. Bora nuk digjet. Bora fshihet. As ujë, as pikon, as asgjë,” tha një tjetër.

Ndërkohë që në fund të shkrimit ‘The Sun’ ka dhënë një shpjegim për dukurinë e këtyre fenomeneve. Bora nuk lëngëzohet nga flaka për shkak se është e ngurtësuar dhe në momentin që shkrin kthehet direkt në avull dhe jo ujë, ndërsa në lidhje me ngjyrën e zezë që lëshohet të topi i borës, The Sun shkruan se çakmaku lëshon një tym të lëndës djegëse e cila grumbullohet në sipërfaqen e borës, duke rrëzuar kështu teorinë konspirative të radhës…

(I.A/dosja.al)

Shto Koment