Aktualitet

“Tigri!”/ Me pistoletë në dorë, ky është 20-vjeçari Kevin Cungu, plagosi shokun dhe e la në mes të rrugës. I vëllai “tmerri” i Tiranës, plagosi çiftin në Allias

Kevin Cungu është vëllai i Markelianit, i cili vetëm pak muaj më parë grabiti dhe plagosi me armë banesën e Petrit dhe Afërdita Lazes.
Featured image of article: “Tigri!”/ Me pistoletë në dorë, ky është 20-vjeçari Kevin Cungu, plagosi shokun dhe e la në mes të rrugës. I vëllai “tmerri” i Tiranës, plagosi çiftin në Allias

TIRANË– I riu që shfaqet në foton e mëposhtme është Kevin Cungu, autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Teksa kishte dalë bashkë me mikun e tij, Rexhep Xhekja, të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Kevin Cungu

Për konflikte të dobëta dy të rinjtë janë konfliktuar, dhe Cungu ka nxjerrë armën duke qëlluar në këmbë mikun e tij. Kevin Cungu është vëllai i Markelianit, i cili vetëm pak muaj më parë grabiti dhe plagosi me armë banesën e Petrit dhe Afërdita Lazes. I riu Markelian Cungu, është  i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. 30-vjeçari Rexhep Xhekja u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Kevin Cungu, i cili është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. 20-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment