Sport

Tigri është kthyer, disa duhej të prisnin shumë gjatë për këtë …

Superylli i golfit Tiger Woods (45 vjeç) ka kontaktuar me fansat e tij për herë të parë me një foto në Instagram, dy muaj pas përplasjes së tij të tmerrshme në LA
Featured image of article: Tigri është kthyer, disa duhej të prisnin shumë gjatë për këtë …

SHBA – Për herë të parë shikohet Tiger Woods me paterica, në kursin e tij të golfit (katër vrima) në Florida, ku e djathta e tij, një këmbën e copëtuar dhe e lidhur fort, ku sigurisht qeshja e tij karakteristike nuk do të mungonte. Pranë tij, qeni Bugs, një përzierje e Springer Spaniels dhe Border Collies, që familja Woods e ka marrë që në 2015.

“Kursi im po përparon më shpejt se unë”, shkroi Woods nën fotografi, me një fytyrë të qeshur, duke iu referuar kursit të tij të praktikës, i cili aktualisht po rinovohet. Dhe më tej ai shkruan: “Eshtë shumë mirë të kesh një partner besnik për rehabilitimin, ai është shoku më i mirë i njeriut”.

Ylli i golfit Tiger Woods pësoi një aksident automobilistik në fund të shkurtit. Makina e tij doli nga rruga në një periferi të Los Angeles dhe u përmbys. Ai iu nënshtrua një operacion në këmbët e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy javë më parë policia njoftoi, se Tiger po udhëtonte me shumë shpejtësi. Me fjalë të tjera, shpejtësia e tepruar dhe humbja e kontrollit, çuan në përplasje. Ai udhëtonte me 84 deri 87 milje (rreth 135 deri në 140 km/orë), do të deklaronte Alex Villanueva, sherifi i qarkut të Los Angeles.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment