Sport

Tifozëve nuk i del inati, dëmtojnë dhe poshtërojnë muralin e Rashford, banorët e mbushin me zemra dhe mesazhe inkurajuese

Murali në murin e Coffee House Cafe në Withington u dëmtua me komente poshtëruese rreth Rashford,duke ofenduar edhe shokun e tij të skuadrës Sancho.
Featured image of article: Tifozëve nuk i del inati, dëmtojnë dhe poshtërojnë muralin e Rashford, banorët e mbushin me zemra dhe mesazhe inkurajuese Rashford

ANGLI-Banorët e Manchesterit po rimodelojnë një mural që nderon futbollistin Marcus Rashford me zemra dhe mesazhe që e quajnë lojtarin një ‘hero’ dhe një ‘model’ pasi vepra artistike u dëmtua pas penalltisë së humbur me Italinë.Murali në murin e Coffee House Cafe në Withington u dëmtua me komente poshtëruese rreth Rashford,duke ofenduar edhe shokun e tij të skuadrës Sancho.

Në një deklaratë, kryeinspektori Paul Savill tha: ‘Kjo është sjellje e turpshme dhe nuk do të tolerohet absolutisht. Manchesteri krenohet me faktin se përbëhet nga një numër bashkësish të ndryshme dhe krimi i urrejtjes në çdo formë është plotësisht i papranueshëm dhe nuk është i mirëpritur këtu në qytetin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vepra artistike u krijua nga Akse në nëntor të vitit 2020. Një pikturë e Rashford shfaqet së bashku me frazën: ‘Krenohu duke ditur se lufta juaj do të luajë rolin më të madh në qëllimin tuaj’.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment