Sport

Tifozët presin blerje të reja, Juventusi rinovon kontratën me dy “pleqtë” e skuadrës

Portieri dhe mbrojtësi kanë firmosur edhe për një sezon tjetër. Buffon ka qenë bardhezi për 18 vite dhe ka luajtur gjithsej 669 ndeshje. Ai ka fituar 19 trofe me "Zonjën e vjetër"
Featured image of article: Tifozët presin blerje të reja, Juventusi rinovon kontratën me dy “pleqtë” e skuadrës Futbollistët e Juventusit

Për Juventusin nuk ka rëndësi mosha, por angazhimi dhe kontributi. Sot klubi italian rinovoi kontratat e dy veteranëve të skuadrës, Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellinit.

Portieri dhe mbrojtësi kanë firmosur edhe për një sezon tjetër. Buffon ka qenë bardhezi për 18 vite dhe ka luajtur gjithsej 669 ndeshje. Ai ka fituar 19 trofe me “Zonjën e vjetër”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Chiellini mbron ngjyrat e Juventusit prej 15 vitesh, duke luajtur 509 ndeshje dhe duke fituar 17 trofe. Ata do të gëzojnë suksese të tjera me skuadrën e tyre të zemrës edhe për 12 muaj të tjerë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment