Sport

Tifozët nuk respektuan distancën, arbitri ndërpret finalen e Kupës

500 tifozë u lejuan të hynin në secilin sektor të stadiumit, disa prej të cilëve megjithatë nuk respektuan rregullat e ndarjes dy metra, pavarësisht hapësirës në dispozicion
Featured image of article: Tifozët nuk respektuan distancën, arbitri ndërpret finalen e Kupës Tifozët e Aalborg

DANIMARKË-Finalja e Kupës në Danimarkë u ndalua për 15 minuta sepse tifozët nuk pranuan të respektonin rregullat e distancimit social. Ishte ndeshja e parë e lejuar nga qeveria me një pjesë tifozësh dhe ajo praktikisht dështoi. Në Esbjerg u përballën Aalborg dhe Sonderjyske. 500 tifozë u lejuan të hynin në secilin sektor të stadiumit, disa prej të cilëve megjithatë nuk respektuan rregullat e ndarjes dy metra, pavarësisht hapësirës në dispozicion.

“Gjatë pjesës së parë, arbitri duhej të ndërpriste ndeshjen për 15 minuta sepse tifozët e  Aalborg, që nuk donin të uleshin në vendet e tyre, por ishin duke shkelur rregullat e luftës kundër Covid”, ka njoftuar policia. Në atë pikë, policia mori 50 tifozë dhe i nxori jashtë stadiumit.Loja më pas filloi rregullisht dhe përfundoi 2-0 për Sonderjyske.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment