Sport

VIDEO/ E pazakontë në “Air Albania”, shikoni se si tifozët prishin gardhin dhe kalojnë hekurat për të parë falas Tirana-Skënderbeu

Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam.
Featured image of article: VIDEO/ E pazakontë në “Air Albania”, shikoni se si tifozët prishin gardhin dhe kalojnë hekurat për të parë falas Tirana-Skënderbeu Tifozët në Air Albania

TIRANË- Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.

Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata kanë prishur gardhin që ishte ndërtuar në hyrje, teksa kanë shmangur kontrollin elektronik ku bëhet check-imi i biletës, duke kaluar sipër saj. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto dhe video nga ky moment. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme.

(Marrë nga Panorama Sport)

Shto Koment