Sport

Tifozët në ankth për Ronaldon, telefonata e Pirlos vulos të ardhmen e portugezit

Ajo që vërtet frikëson tifozët është e ardhmja e Ronaldos,PSG po pret aty,ndërsa “La Gazzetta dello Sport” mëson se Pirlo ka telefonuar yllin portguez duke ja bërë të ditur se është në projektin e tij
Featured image of article: Tifozët në ankth për Ronaldon, telefonata e Pirlos vulos të ardhmen e portugezit Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo
Përditësuar:

TORINO– Eleminimi i Juventusit nga Lyon në Champions League tronditi jo pak bardhezinjtë gjë që solli shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri. U përfol gjithashtu se pritet një revolucion sa i përket kontigjentit të lojtarëve, fillimisht duket se gjërat kanë lëvizur. Matuidi nuk është pjesë e Juventusit, ndërsa Higuain dhe Khedira janë me valixhe në duar.

Ajo që vërtet frikëson tifozët është e ardhmja e Ronaldos, PSG po pret aty, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” mëson se Pirlo ka telefonuar yllin portguez duke ja bërë të ditur se është në projektin e tij. Kanë mjaftuar disa telefonata mes të dyve dhe sulmuesi është ndierë menjëherë i joshur nga mënyrat e atij që do të jetë trajneri i tij duke nisur që nga e hëna e ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt, njohja mes Ronaldos dhe Pirlos daton që në kohët kur ky i fundit ishte ende aktiv si futbollist, ndërsa me petkun e ri duket se CR7-ës i kujton Zinedin Zidanin, një trajner që së bashku me Ançelotin dhe Fergusonin është ndër më të dashurit e fenomenit nga Madeira.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment