Sport

Tifozët e Moenchengladbach fishekzjarre në hotelin ku qëndron Interi, Lukaku me shokë zgjohen në 4 të mëngjesit

Skuadra e Contes u zgjua në 4 të mëngjesit me një grup tifozësh të të Borussia Moenchengladbach, të cilët u mblodhën para hotelit ku futbollistët zikaltër janë akomoduar dhe filluan të ndriçonin qiellin me një seri fishekzjarresh
Featured image of article: Tifozët e Moenchengladbach fishekzjarre në hotelin ku qëndron Interi, Lukaku me shokë zgjohen në 4 të mëngjesit Borussia Moenchengladbach

GJERMANI-Vigjilia e Champions League ishte disi e trazuar për skuadrën e Interit. Skuadra e Contes u zgjua në 4 të mëngjesit me një grup tifozësh të të Borussia Moenchengladbach, të cilët u mblodhën para hotelit ku futbollistët zikaltër janë akomoduar dhe filluan të ndriçonin qiellin me një seri fishekzjarresh njësoj sikur të ishte Viti i Ri. Një spektakël i tillë zgjati afërsisht 5 minuta.

Një ngjarje e paplanifikuar që sigurisht bezdisi Lukakun me shokë.Kundër gjermanëve, Interi po luan mundësinë e fundit për të kaluar fazën e grupeve.Skuadra e Contes është e fundit në grup me 2 pikë në grupin B, -6 nga Gladbach, -5 nga Real Madrid dhe -2 nga Shakhtar Donetsk. Zikaltërit duhet domosdoshmërisht të fitojnë dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojë që Real do t’i fitojë të dyja takimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment