
ARMENI– Skuadra armene Ararat do të luajë në shtëpi për “Play-Offin” e Europa League përballë serbëve të Crvena Zvezda-s. Futbolli mund të shërojë disi plagët e luftës, por që për armenët nuk ndodh kështu. Tifozët e Ararat kanë shpalosur një parullë ku shkruhet “Artsaka është Armeni. Kosova është Serbi”.

Një gjest i ulët ky i tifozëve, që fusin politikë edhe në sport, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, parulla e tifozëve është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ararat. Një gjest i ulët ky dhe i një klubi që nuk duket aspak profesionit.
E.Ç (Dosja.al)