Aktualitet

Vjen konfirmimi nga TIA, Austria ndalon fluturimet me Shqipërinë deri më 31 korrik, ja si duhet të veprojnë pasagjerët

Austria do të ndërpresë fluturimet me Shqipërinë deri më 31 korrik për shkak të pandemisë COVID-19. Dekreti i qeverisë austriake është njoftuar nga "Austrian Airlines".
Featured image of article: Vjen konfirmimi nga TIA, Austria ndalon fluturimet me Shqipërinë deri më 31 korrik, ja si duhet të veprojnë pasagjerët Austrian Airlines

Aeroporti “Nënë Tereza”, ka njoftuar ndërprerjen e fluturimeve me Vjenën. Ndërprerja do të zgjasë nga data 16-31 korrik 2020, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas TIA, “Austrian Airlines”, ka bërë të ditur vendimin e Ministrisë Federale Austriake të Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, se ka zgjeruar listën e ndalimeve të fluturimeve, përfshi edhe Shqipërinë. Vendi ynë ndërkohë futet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Ukrainën.

Pasagjerët për rimbursime, duhet të plotësojnë një formular në faqen online të “Austrian Airlines”. Ndërkohë ata që duan të shtyjnë fluturimin kanë mundësi rishikimi deri në fund të vitit 2021. Përsa i përket pasagjerëve që kanë zgjedhur Vienën si tranzit, do të mbulohen nga një destinacion tjetër.

Njoftimi i plotë

📌Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines

🛬Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Ukrainën. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

📌Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

📌Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

🔛 https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

📌Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

📌Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.

Shëndet e shpresë.
Tirana International Airport

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment