Politike

“Ti s’je për shkollë më duket”, Rama batuta me nxënësit në Durrës: Si i paske flokët, me dy kate (VD)

Si gjithmonë kreu i qeverisë ka bërë batuta me fëmijët dhe u ka premtuar se do u bëj shkollën më të bukur seç e kishin.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka inspektuar shkollën “Neim Babameto”. Gjatë inspektimit, Rama është takaur me disa nxënës të cilët i ka gjetur në një boprdura afër shkollës.

Si gjithmonë kreu i qeverisë ka bërë batuta me fëmijët dhe u ka premtuar se do u bëj shkollën më të bukur seç e kishin.

Ti nuk je për shkollë më dukesh, më duket se je rehat tek bordura këtu”, i tha Rama njërit prej nxënësve dhe më tej iu drejtua një tjetri: Hajde këtu hajde, pse e mban kapuçin? Do të dukesh si rrepist?

Ndërkohë më tej ka vijuar bisedën më një fëmijë, duke e pyetur se nga është dhe ku e ka shtëpinë dhe nëse i është dëmtuar apo jo.

Rama: Shtëpinë, ku e ke?

Nxënësi: Atje (dhe tregon vendin me kokë).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Është dëmtuar?

Nxënësi: Jo.

Rama: Epo shyqyr. Të keqen e flokëve, si i paske flokët me dy kate.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, i shoqëruar nga Komisioni për Krizat në BE, Janez Lenarcic. Rama tha se shumë shpejt do të jetë fatura e të gjithë dëmeve. Komisioneri i BE, u shpreh se ai është në Shqipëri për të treguar solidaritet. Rama gjatë visitës ka takaur dhe banorë më të cilët ka bërë batuta dhe ka dëgjaur shqetësimet e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment