Blog

Ti nuk je babai i fëmijës

Pas dy ditesh ne kompjuterin e klinikes u zbardhen rezultatet. Mjeket shtangen. Analiza gjenetike konfirmoi dicka te cilen ata nuk e kishin kerkuar; babai, burri aq shume i shqetësuar në dhomën e pritjes, që ditën shkonte ne pune dhe gjithe naten qendronte prane fëmijës, nuk ishte babai biologjik.
Featured image of article: Ti nuk je babai i fëmijës Myftar Barbullushi

Gjendja e femijes sa vinte e rendohej. Mjeket vendosen ta transferonin ne reanimacionin qendror te spitalit. Edhe pse kishin kaluar disa javë qendrimi ne spital asnje diagnoze nuk ishte konfirmuar e per pasoje nuk kishte asnje pritshmeri per efektet e mjekimit. Ekipi mjeksor kish filluar jo vetem qe te ndjehej keq por edhe te hutohej pasi koha vraponte ne dëm te shëndetit te femijes dhe ata vazhdonin te ishin thjesht spektatorë. Cdo egzaminim i bere deri ne ate kohë rezultonte normal. Kishte ngelur pa u futur ne loje vetem gjenetika per të kërkuar thellë në gjene mbi origjinën e problemeve te femijes. Gjenetisti rekomandoi profilin gjenetik te femijes dhe te dy prinderve; nenes dhe babait.

 Pas dy ditesh ne kompjuterin e klinikes u zbardhen rezultatet. Mjeket shtangen. Analiza gjenetike konfirmoi dicka te cilen ata nuk e kishin kerkuar; babai, burri aq shume i shqetësuar në dhomën e pritjes, që ditën shkonte ne pune dhe gjithe naten qendronte prane fëmijës, nuk ishte babai biologjik.

 – Doktor, ne se femija ka nevoje per ndonje transplant te palces, melcise apo veshkave une jam gati per gjithcka, qofte dhe me jeten time – insistonte ai here pas here, me zerin e dridhur dhe syte e njomur nga lotet, ne cdo takim me mjekun kurues.

 Pergjigja e analizes gjenetike, e quajtur “zbulim aksidental”, do te shtronte nje sere pyetjesh dhe dilemash etike ku me e thjeshta dhe njekohesisht me e rendesishmja eshte: A duhet ti themi te dy prindërve ? Vetem babait ? Vetëm nënës ? Apo dikujt tjeter ?

Një debat i paqëndrueshëm ne terren dilemash te pafunda

 Ne sfondin e ketij shtrati te ndjeshem emoconal, ku nderthuren dhimbshem jeta e nje femije dhe perkushtimi, i amalguar me nje lloj tradhëtie, i nje prindi te gatshem per te sakrifikuar edhe jeten për të, sentenca gati gati e kobshme – ti nuk je babai biologjik i fëmijes –  mund të ndryshonte  rrenjesisht kodin dhe strukturen e familjes vetëm në një çast. Sentence kjo, e cila pertej mundesise se dhimbshme te braktisjes te familjes dhe femijes, do te bënte që fëmija të humbaste mbështetjen e vetme financiare, sigurimin shendetesor, pasi nëna nuk punonte, duke prekur e deformuar standartin etik në pediatri; të besh gjithcka “vetem në interes  të së mirës së fëmijës dhe te ardhmes se tij”.

 Për me tepër llava e nxehte e ketij lajmi mund te rrjedhe menxyrshem akoma më thelle ne indet e familjes se atij burri, me sytë qe nuk ju thane asnje ditë duke parë femijën që me zor mbushej me frymë. Baba i dyshuar, i cili mëson se nuk është babai biologjik i fëmijes, mund të kërkojë një provë atësie edhe per dy vajzat e tij, pese dhe shtate vjece, të cilat prej disa javesh qëndronin të vetme ne shtepi, nen kujdestarine e gjyshes, duke mundësuar  pasoja të përjetshme në atë familje aq të bukur deri pak kohë me parë.

Pikerisht, per te ruajtur strukturen familjare, gjithmone vetem ne interes te femijes,    gjenetistet insistojne që të mos u jepet asnje informacion prinderve për atësinë e fëmijes, dhe vetem ne raste te rralla t’i tregohet vetem nënës, por kurrsesi partnerit të saj, duke anashkaluar faktin qe mohimi i këtij informacioni për një burrë, që beson se është babai i fëmijës, eshte nje “tradheti” ndaj tij pasi eshte ai qe e mbështet financiarisht fëmijën, eshte ai qe ka nënshkruar certifikatën e lindjes së fëmijës, pra babai ligjor, edhe pse nuk qenka i  lidhur biologjikisht me te.

“Njeriu i fundit në botë që di çdo gjë” – sic konsiderohet nga bashkohesit e tij, Johan Volfgang von Gëte –  në një nga 50 thënjet e tij më të famshe do të insistont se Injoranca shpesh mund të jetë lumturi. A mos do te ishte me mire nëse nuk i tregohet asnjerit, duke e lene familjen t’a jetojë jetën ashtu si deri me sot, pa shqetesime ?  Një bisedë veçmas me nënën me kusht qe ajo t’i mbajë sekret informacionet ?

Le te kthehemi tek fëmija i sëmurë

Pas këshillimeve me komitetin kombëtar të etikës, ekipi i mjekeve vendosi të bisedojë vetëm per vetëm me nënën e fëmijës. Ata i thanë asaj dy gjëra: së pari, që testet gjenetike  aksidentalisht zbuluan qe babai i djalit të saj nuk ishte babai biologjik dhe se ishte ne doren e saj në se ajo donte të fliste për këtë me babanë e djalit të saj – “babain emocional” – siç e përshkruan gjenetisti.

Zgjidhje apo Paradoks ?

 Pra, i mbetej mamasë te percaktoje rrjedhën e ngjarjeve. Pikerisht asaj qe me se paku kish injektuar nje hije dyshimi ne kordonin umbilikal te familjes i cili mund te kushtezonte strukturen e familjes dhe te ardhmen e nje qenje te brishte qe pervec semundjes rrezikon te demtohet edhe nga rezulati i nje testi aksidental gjenetik qe mbart nje peshe te madhe etike.

Shto Koment