Showbiz

“T’i kam marrë ty lekët?” Anna Lika irritohet me ndjekësen për operacionet plastike: Je vite dritë larg botoxit ti

Aktorja Anna Lika irritohet me komentin e ndjekëses në rrjetet sociale për operacionet plastike.
Featured image of article: “T’i kam marrë ty lekët?” Anna Lika irritohet me ndjekësen për operacionet plastike: Je vite dritë larg botoxit ti Anna Lika

TIRANË- Anna Lika është një ndër aktoret shqiptare më të komentuara për jetën e saj private dhe për daljet e saj televizive.

Ajo shpesh herë bie pre e komenteve negative në rrjete sociale për pamjen e saj. Së fundmi Anna ka postuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet pa grim, duke e shoqëruar foton me mbishkrimin: Uji, sapun dhe pak e enjtur nga gjumi. Postimi mori shumë pëlqime dhe komente, ku nuk mungonin as ato negative.

NJë nga ndjekset i është kthyer keq aktores duke i komentuar: Popo uj sapun pak botoks dhe pak vetull tatu”, shoqëruar me emoji duke qeshur. Por as Anna nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje të gjatë që i ka mbyllur gojën ndjekëses.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Anna Likës

Po pra po se lekët t’i kam marrë ty edhe për botoxin dhe për vetullat tattoo dhe të kam prishë llogarin e shtëpis. Ti ik mos u ngatrro me botoxin, se ti botoxi dhe vetullat tatoo jeni vite drit larg nga njera tjetra . Ps : kam dhe hunden operacin plastik kam dhe floket e lyera dhe mbi te gjitha edhe gjurin se kam timin e kam ber operacion apo kjo nuk quhet ?! Puc 💋”- përfundon komenti i aktores ndaj ndjekëses.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment