Sport

“Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, avokati i Maradonës zbulon fjalët e fundit dhe denoncon mjekët: Kjo është kriminale

Avokati, agjenti dhe miku i Pibe de Oro e ka bërë ankesën e tij me një deklaratë zyrtare të postuar në rrjetet sociale
Featured image of article: “Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, avokati i Maradonës zbulon fjalët e fundit dhe denoncon mjekët: Kjo është kriminale Maradona dhe Matias Morla

ARGJENTINË-“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, është idiotësi kriminale “, fjalë të ashpra këto nga Matias Morla që akuzoi bluzat e bardha. Avokati, agjenti dhe miku i Pibe de Oro e ka bërë ankesën e tij me një deklaratë zyrtare të postuar në rrjetet sociale: “Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte vëmendje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime.

Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund.” Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë ”, shkruan Morla.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment