Showbiz

“Ti je një paketë që unë e quaj bijë”, Robert Berisha bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e vajzës: Dashuria e mamit dhe e babit (VD)

Në urim Roberti shprehet se Renee është vajza më e ëmbël dhe bija më e dashur. Këngërtari shprehet se vajza e tij është arsyeja që e bëri të kuptojë sesa e bukur është jeta.
Featured image of article: “Ti je një paketë që unë e quaj bijë”, Robert Berisha bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e vajzës: Dashuria e mamit dhe e babit (VD) Robert Berisha, Nora Istrefi dhe vajza e tyre Renee

KOSOVË– Ditën e sotme Renee, vajza e këngëtres së njohur Nora Istrefi dhe këngëtarit Robert Berisha ka ditëlindjen.  Në ditën më të veçantë të Reneesë, sigurisht që nuk ka munguar urimi publik i të atit për vogëlushen.

Përmes një videoje që ai ka publikuar në Instagram teksa  shfaqet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në piano, ndërkohë shihet që Renee është pranë tij duke e përqafuar.

Në urim Roberti shprehet se Renee është vajza më e ëmbël dhe bija më e dashur për prindërit e saj.  Këngërtari shprehet se vajza e tij është arsyeja që e bëri të kuptojë sesa e bukur është jeta.

“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee.”- shkruhet në urimin e Roberit.

Kujtojmë që Roberti dhe Nora janë ndarë, por ata kanë treguar se vijionë të ruajnë një raport të mirë për hir të vajzës, por jo vetëm  edhe pas ndarjes.

Kjo është ditëlindja e parë e Reneesë që pas ndarjes së çiftit dhe Nora më Robertin nuk janë më bashkë. Kujtojmë se çdo vit tjetër ata kanë festuar sëbashku ditëlindjen e Reneesë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment