Politike

Balla fton PD të bashkojë votat ndaj Metës: Shkarkimi i tij detyrim moral dhe kushtetues, reagon PD, Bardhi: Detyra jonë është të merremi me vjedhjen masive të votave

VIDEO
  • Balla i ftoi të shkarkonin Metën, reagon PD, Bardhi: Detyra jonë është të merremi me vjedhjen e votave
  • Balla u shpreh se me këtë nismë synohet t’i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë Presidenti. Ndërsa Metën e cilësoi si president banal që po sulmon Amerikën, aleatin strategjik të Shqipërisë.
    Featured image of article: Balla fton PD të bashkojë votat ndaj Metës: Shkarkimi i tij detyrim moral dhe kushtetues, reagon PD, Bardhi: Detyra jonë është të merremi me vjedhjen masive të votave Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi

    TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në nga foltorja e Parlamentit e cilësoi si detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën nismën për shkarkimin e Presidentit Meta.

    “Po si i drejtohet Presidenti popullit ndërkohë që përfaqëson unitetin e kombit: t’i mprehin sopatat, sfurqet, t’i kenë gati për të dielën…! ‘Të kemi frikë nga Amerika se ka raketa, ka edhe Rusia, ka edhe ky koreano-veriori. Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale së ky. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit apo president që ka shkaktuar debat për mustaqet por kurrë si ky” tha ai.


    Balla u shpreh se me këtë nismë synohet t’i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë Presidenti. Ndërsa Metën e cilësoi si president banal që po sulmon Amerikën, aleatin strategjik të Shqipërisë.

    “Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, që edhe Kushtetutës. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës. Përplasja e tij me SHBA-të, makthi i tij se do ta vrasin me raketa, janë të mjaftueshme që komandanti i Forcave tona të Armatosura me urgjencë. Mosmarrja e kësaj nisme nga ana jonë do të ishte minimalisht moskallëzim krimi. Ky është një shërbim që ne po i bëjmë dinjitetit institucional të Shqipërisë sonë. Këtë turp Shqipëria jonë kurrsesi nuk e meriton” tha ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më tej ai i bëri thirrje Bashës t’i bashkohet kësaj nisme për më të mirën e vendit.

    “Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë. Meta para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore ka shkelur rëndë Kushtetutën. Ai nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit por përkundrazi ka bërë thirrje për përplasje, thirrje që çuan deri në konflikte me armë”, shtoi Balla.


    Lajmi kryesor: Kuvendi/ Deputetët diskutojnë për shkarkimin e Metës, Ahmetaj “kokë më kokë” me Ekonomin, mungon Rama, rikthehet Ruçi (ZHVILLIMET)

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment