Showbiz

“Ti duhet të mësosh…”/ Trejsi Sejdini “përplaset” me fotografin: Unë jetoj në majë të Amerikës, kam bërë karrierë, paguhem për çdo foto

E ftuar në emisionin "Bardh e Zi", Sejdini i ka thënë fotografit se duhet të mësojë termat për të personifikuar njerëzit, duke shtuar se ajo vetë ka bërë karrierë dhe se jeton në majë të Amerikës. 
Featured image of article: “Ti duhet të mësosh…”/ Trejsi Sejdini “përplaset” me fotografin: Unë jetoj në majë të Amerikës, kam bërë karrierë, paguhem për çdo foto Trejsi Sejdini dhe Feliks Bilani

TIRANË– Modelja e njohur, Trejsi Sejdini ka replikuar me fotografin Feliks Bilani, i cili tha se në Shqipëri, VIP është vetëm Kryeministri dhe Presidenti. E ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, Sejdini i ka thënë fotografit se duhet të mësojë termat për të personifikuar njerëzit, duke shtuar se ajo vetë ka bërë karrierë dhe se jeton në majë të Amerikës.

“Ti duhet të mësosh një herë, nuk e di sa vite ke në karrierë, po duhet të mësosh të përdorësh terma të duhur për të personifikuar njerëz të caktuar. Ti po del sot këtu dhe po thua që VIP  është vetëm presidenti dhe kryeministri. Ndërkohë që unë kam një jetë të tërë karrierë, jetoj në majë të Amerikës dhe po më hedh mua të gjithë punën time poshtë. Është e njëjta gjë si person publikë”, tha Trejsi.

Ndër të tjera Trejsi, në emision, ka treguar se  Instagramin e ka biznes dhe se për çdo foto merr para, por megjithatë nuk e ka treguar shumën. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Por a do ta mbyllë një ditë Instagramin? Unë e kam biznes Instagramin, mënyra si unë jetoj dhe nuk besoj se do ta mbyll, kam përfitime. Nuk dua të flas me shifra, por për cdo foto që postoj paguhem” -tha ajo.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment