Bota

Thyhet protokolli i shpërndarjes së vaksinave në Florida, komisionerja krijon një ‘listë VIP’, kërkon falje më pas (RASTI I SHQIPËRISË)

Gjatë një takimi me komisionerët e qarkut, Baugh kërkoi falje për kritikat në lidhje me thyerjen e protokollit të vaksinimit. Baugh më tej shpjegoi se ajo "bëri pikërisht atë që donte" në organizimin e vaksinës.
Featured image of article: Thyhet protokolli i shpërndarjes së vaksinave në Florida, komisionerja krijon një ‘listë VIP’, kërkon falje më pas (RASTI I SHQIPËRISË) Vanessa Baugh

FLORIDA– Një komisionere në Florida, theu protokollin për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, duke krijuar një ‘listë VIP’.

Vanessa Baugh pranoi se ajo “dëshironte të sigurohej që disa njerëz ishin në listë”. Në përgjigje të kritikave që zyrtarët e qarkut kishin lejuar vetëm banorët nga dy kodet më të pasura në qark për t’u vaksinuar, Baugh më tej pranoi se ajo i zgjodhi vetë kodet postare.

Gjatë një takimi me komisionerët e qarkut, Baugh kërkoi falje për kritikat në lidhje me thyerjen e protokollit të vaksinimit. Baugh më tej shpjegoi se ajo “bëri pikërisht atë që donte” në organizimin e vaksinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një selektim i ngjashëm ka ndodhur edhe në vendin tonë. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se shumë shpejt do të nisë vaksinimi  i personaliteteve. Planin e vaksinimit të personaliteteve para të moshuarëve, kryeministri Rama e ka justifikuar si tregim respekti.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment