Kuriozitete

Thyen tabutë, kjo është gruaja në Arabinë Saudite që ka dalë e pambuluar(Foto)

Një grua 33-vjeçare në Arabinë Saudite, Mashael al-Jaloud ka thyer tabu dhe me veshjen e saj po sfidon këto rregulla të forta.
Featured image of article: Thyen tabutë, kjo është gruaja në Arabinë Saudite që ka dalë e pambuluar(Foto) Fotot e 33-vjeçares në Arabi

ARABIA SAUDITE- Në Arabinë Saudite nuk lejohet që gratë të dalin në rrugë me rroba të shkurtëra, kështu siç mund të shohim kudo në botë. Arabia Saudite është një prej vendeve myslimane që ka rregullat më të forta për gratë, por dhe vazjat e vogla.

Asnjë femër në Arabinë Saudite nuk lejohet të dalë në rrugë e pambuluar me veshjen e veçantë të tyre, ku vetëm sytë ju dallohen. Ndërsa pak javë më parë është  marrë një vendim i mirë për to, ku janë lejuar të drejtojnë makinën pa lejen e burrave.

Por një grua 33-vjeçare në këtë vend, Mashael al-Jaloud ka thyer tabu dhe me veshjen e saj po sfidon këto rregulla të forta.

Ajo është fotografuar e në rrugët e Arabisë e pa mbuluar, pa veshjen e veçantë që mbajnë  mbajnë të gjitha gratë në këtë vend.

Fotot e 33-vjeçares janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi asnjë grua nuk del e pambuluar në Arabinë Saudite.

A.C/Dosja.al

Shto Koment