Politike

“Kokën e ke në Bruksel e bishtin në Anadoll”/ ‘Thumbi’ për Erdogan, Rama i kthehet ambasadorit: Nder të kesh shofer presidentin e Turqisë, ka mbaruar koha kur…

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte nder i madh të ulej në sedijen e pasme të presidentit turk, Erdogan.
Featured image of article: “Kokën e ke në Bruksel e bishtin në Anadoll”/ ‘Thumbi’ për Erdogan, Rama i kthehet ambasadorit: Nder të kesh shofer presidentin e Turqisë, ka mbaruar koha kur… Edi Rama

TIRANË- Ish-ambasadori Agim Nesho ka provokuar kryeministrin Rama duke i thënë se në këto 7 vite politika e tij e jashtme ka devijuar, aq sa perceptohet sikur “kokën e ka në Bruksel dhe bishtin në Anadoll”.

Nesho e ka pyetur kryeministrin Rama nëse ka ndërmend që të vazhdojë me atë që ai e ka quajtur “politikë anadollake”.

Politika juaj ka devijuar, perceptimi është se kokën e keni në Bruksel dhe bishti në Anadoll. Në opinioni shqiptar mbeteni në kabinën mbrapa të Presidentit Erdogan në urën që mban emrin e sulltanit që ka bërë Perandorinë Otomane.Do e vazhdoni politikën uaj anadollake?,”-tha Nesho.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se ishte nder i madh të në sedijen e pasme të presidentit turk. Më tej, Rama tha se me ardhjen e tij në qeveri, Shqipëria ka sipas tij politikë të jashtme.

“Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë me atë metodën mbuloi bëj sikur si shikon dhe uli pantallonat se ke benevrekë poshtë s’ka problem për vite të tëra ka mbaruar me ardhjen time në krye dhe sot falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme. Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh Dhe këtë anadollakërinë që ju e sillni këtu, në fakt unë po ju them që ata që dinë ta shohin e vlerësojnë shuam dhe ata nuk janë peshkatarët por aleatët janë Politikë të jashtë dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse nuk ka pasur përpara.”, tha kryeministri Rama.

Marrë nga Opinion.al

Shto Koment