Bota

Thuhet se është vendi ku ka shpërthyer Covid-19, Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

Ky lajm është bërë me dije nga mediat vendase, ku ndër të tjera mësohet se kjo ndalesë përfshin konsumimin e çdo lloj kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura. Njoftim ky që është bërë publik në faqen qeveritare të Wuhanit.
Featured image of article: Thuhet se është vendi ku ka shpërthyer Covid-19, Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra Kafshët e egra në tregun e Wuhanit.

KINË– Koronavirusi që shpërtheu në Wuhan të Kinës ka prekur edhe qindra shtete në mbarë botën. Ndërkohë mes shumë teorive për origjinën e Covid-19 ekziston edhe versioni që virusi ka dalë nga tregu i kafshëve të egra në Wuhan.

Kështu sëfundmi teksa në Kinë situata është më e qetë nga koronavirusi, autoritetet në  Wuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu.

Ky lajm është bërë me dije nga mediat vendase, ku ndër të tjera mësohet se kjo ndalesë përfshin konsumimin e çdo lloj kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura. Njoftim ky që është bërë publik në faqen qeveritare të Wuhanit.

Kujtojmë se fillimisht koronavirusi është raportuar në Ëuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra. Në janar të 2020 Kina ka marrë vendim të përkohshëm për shitje dhe blerje të këtyre kafshëve, ashtu sikurse kishte vepruar pas shpërthimit të Sars.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një muaj më vonë, qeveria ndaloi tregtinë ilegale të kafshëve të egra dhe ka eliminuar konsumimin e tyre për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Megjithatë origjina e saktë e Covid-19 akoma  nuk dihet, ndonëse disa të dhëna sugjerojnë se ka ardhur nga një kafshë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment