Ekonomi

Thuaji ‘lamtumirë’ rrëmujës në zyrë dhe shtëpi, vjen për ju organizatori profesionist

Një organizator është një person që mund t'ju ndihmojë të organizoni ndonjë hapësirë fizike dhe digjitale në jetën tuaj - një dollap, një kuzhinë ose zyrë.
Featured image of article: Thuaji ‘lamtumirë’ rrëmujës në zyrë dhe shtëpi, vjen për ju organizatori profesionist Foto ilustruese

Keni dëgjuar ndonjëherë për organizatorët profesionist? Nëse po mendoni për ndonjë ‘’reality show’’ e keni gabim.

A ju bezdis rrëmuja, ç’organizimi që keni në zyrë, rafte librash, dollapët e rrobave?

Atëherë ka një zgjidhje. Organizatorët profesionistë janë këtu për ty. Ata nuk janë këtu për t’ju ndihmuar të pastroni, ata janë këtu për t’ju organizuar.

Një organizator është një person që mund t’ju ndihmojë të organizoni ndonjë hapësirë fizike dhe digjitale në jetën tuaj – një dollap, një kuzhinë ose zyrë.

Organizatori do të ofrojë mbështetje për marrjen e vendimeve, do të lehtësojë veprimet rreth heqjes së sendeve të padëshiruara dhe do të krijojë sisteme të rregullta, duke iu ndihmuar që të keni rend dhe qartësi.

Jennifer Pastore Monroy, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Produktivitetit dhe Organizimit të Profesionistëve, theksoi se “marrëdhënia që klientët ndërtojnë me një organizator profesional është shumë personale, prandaj përvoja juaj do të varet nga ajo që po përpiqeni të zgjidhni.”

Rregullimi i hapësirave të mbingarkuara nga organizatorët profesionistë duket se është një trend i ri, por me interes të madh nga njerëzit.

Burimi: NYTimes

(S.A/Dosja.al)

Shto Koment