Aktualitet

“Thotë se do ndjekë sërish fenë, s’i besojmë asgjë”/ Xhaxhai kërkon ndihmë për gjendjen e Blerta Josifit: Nuk e lemë në asnjë moment vetëm, herë pas here humb logjikën

Xhaxhai kërkon ndihmë për gjendjen e Blerta Josifit. Ai tregon se në asnjë moment nuk e lenë vetëm, pasi herë pas here humb logjikën.
Featured image of article: “Thotë se do ndjekë sërish fenë, s’i besojmë asgjë”/ Xhaxhai kërkon ndihmë për gjendjen e Blerta Josifit: Nuk e lemë në asnjë moment vetëm, herë pas here humb logjikën Blerta Josifi dhe xhaxhai i saj

TIRANË- Xhaxhai i Blerta Josifit ka treguar në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 për gjendjen në të cilën ndodhet mbesa e saj. Ai tregon se Blerta ende nuk është në gjendje të jetojë e vetme, madje nuk ka hequr as dorë nga besimi i saj. Xhaxhai rrëfen se Blertës nuk mund t’i besosh asgjë, pasi herë pas herë deklarata kontradiktore rreth ngjarjes. Sipas xhaxheti 34-vjeçarja ende beson se e ëma dhe motra janë pranë Zotit, pas aktit të vetëflijimit.

“Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.”, tregon ai.

Rrëfimi: 

Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund ti besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.

Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetëflijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma, pastaj këtë insiativë e mori e ndjera Anisa e cila ndërroi jetë 15-muaj më parë sipas mjekësisë ligjore. Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qendruar mbi kokë dhe nuk kemi neglizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.

Ne flasim, bisedojmë me të për të mësuar dhe parë se çfarë po ndodhë brenda mendjes së Blertës pasi unë jam shumë i shqetësuar, ajo duket sikur here-herë e ka logjikën tamam por here-herë duket e shqetësuar dhe nuk pohon më ato që mund t’i ketë thënë në fillim. Pikërisht për këtë jam edhe këtu sot pasi në atë shtëpi ku ndodhi krimi ajo nuk mund të kthehet më dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë gjë, për punën e banesës i kërkoj shtetit nëpërmjet emisionit tuaj që të gjejmë një rrugëzgjidhje.

Ngjarja horror në Kombinat:

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave “bashkëjetuan” për disa kohë me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment