Aktualitet

“Thoni të vërtetën!”/ Kolegu i mjekut Edvin Prifti thirrje Ramës: Përplasja me drejtorin çoi pas hekurave një nga 3 kardiokirurgët më të mirë të Ballkanit

Petrit Vargu shkruan se prangosja e Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin e QSUT-së, i cili sinjalizoi për të ‘mbrapa krahëve’.
Featured image of article: “Thoni të vërtetën!”/ Kolegu i mjekut Edvin Prifti thirrje Ramës: Përplasja me drejtorin çoi pas hekurave një nga 3 kardiokirurgët më të mirë të Ballkanit Petrit Vargu dhe Edvin Prifti

TIRANË– Kolegu i Edvin Priftit, mjeku kardiolog Petrit Vargu ka reaguar ndër të parët për arrestimin e kardiokirurgut ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vargu shkruan se prangosja e Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin e QSUT-së, i cili sinjalizoi për të ‘mbrapa krahëve’.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme. Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister,”-shkruan Vargu.

Postimi i plotë i Petrit Vargut:

Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi ,i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister. Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit.Kush me njeh e di se sa genjej une. P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi ,por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.

Pse akuzohet mjeku kardiolog?

Në përgjimet që prokuroria po kryente ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, në skenë doli emri i mjekut Edvin Prifti. Mjeku sipas prokurorisë mori një shumë parash nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, që ti kryente një ndërhyrje jashtë radhe. Pas operacionit ku u arrestua gjyqtarja, SPAK gjeti 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrën dhe shtëpinë e mjekut Edvin Prifti. Fillimisht ai u pezullua nga detyra bashkë me infermieren Trëndafile Frëngu, ndërsa sot në mënyrë të beftë, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në ““Thoni të vërtetën!”/ Kolegu i mjekut Edvin Prifti thirrje Ramës: Përplasja me drejtorin çoi pas hekurave një nga 3 kardiokirurgët më të mirë të Ballkanit

  1. Lexoni kush qeshte gjyqtarja qe futi ne burg mjekun. Kush ka marr para kjo apo mjeku qe ben disa pune,

    eporter.al/gjyqtarja-e-gjykates-se-posacme-etleva-deda-perballet-me-vetingun/

Shto Koment