LIVE UPDATES
Editorial

“Thithnin kokainë me hundë pas banakut…”/ Balerina, drogë…dhe seks! Rrëfimi i prostitutës: Në një dhomë kishim d

23 Korrik 2020, 15:15 Nga DOSJA
“Thithnin kokainë me hundë pas banakut…”/ Balerina,

“Kam parë klientë që ngriheshin nga tavolina dhe futeshin në dhomën pranë banakut . Ata thithnin përmes hundës pluhur të bardhë që e kishin prerë në formë vijash në pjata të bardha porcelani. Në dhomën ku gjendeshin dy krevate kryheshin mardhënie mes kërcimtareve dhe klientëve. Balerinat që quhen V.., R… dhe A… kam dëgjuar që paguheshin 50 euro, por nuk e di nëse lekët i mbanin vetë apo i ndanin me pronarin….’’

Kështu e nis rrëfimin e saj një punonjëse me inicialet F.L që shërbente në një lokal tallava përgjatë autostradës. Ajo u pyet për llogari të një hetimi disa mujor që nisi pas një postblloku rutinë ku u prangosën dy të rinj të cilët po udhëtonin me shpejtësi të lartë. Por teksa policia përpiloi raport shërbimin dhe deklaroi se në makinën tip benz u gjet edhe një pjatë porcelani me material pluhur të bardhë, hetimi u zgjerua ditë pas dite. Dy të rinjtë pranuan se ishin përdorues të kokainës dhe se dozat e fundit i kishin blerë për 8 mijë lekë në lokalin tallava “N…”.

Pas një kontrolli të beftë policia gjeti pronarin duke fjetur në makinë , kurse brenda në local gjeti pjata porcelani me mbetje të bardha të dyshuara si grimca kokaine si dhe kamarierë, banakierë, pastruese e ballerina . Këto grimca të bardha më pas u konfirmuan nga laboratori si kokainë e pastër.

Sakaq një tjetër ish punononjëse që kishte punuar për pak kohë në po atë lokal ku shërbehej kokainë por dhe ushtrohej prostitucion hodhi dritë se çfarë ndodhte aty.

Vajza me inicialet A.B lindur dhe rritur në Tiranë pranoi se kishte punuar si kërcimtare dhe se më pas ishte larguar pasi kishte siguruar një punë më të mirë dhe fitimprurëse.

’Kam vënë re se shumë klientë futeshin në dhomën me derë të vogël. Aty pinin në pjata. Por kur klienti bëhej gati që të futej aty për të pirë kokainë, pronari më thoshte –jepi një pjatë. Unë merrja një pjatë nga banaku dhe ja jepja klientit” shton dëshmitarja , rrëfimin e të cilës gazeta ‘’Si’’ po e zbardh eksluzivish nga dosja hetimore.

“Brenda dhomës gjendeshin dy krevatë, pas dy minutash klienti dilte nga dhoma dhe thërriste njërën nga balerinat, zakonisht ose R.. ose V… Ato sipas kërkesës ose futeshin tek e tek ose të dyja së bashku”

Dëshmitarja që konsiderohet e rëndësishme për hetimin tregon më tej eksperiencën personale “ më ka ndodhur njëherë , kur sapo kisha nisur punë si balerinë. Erdhën klientët dhe pinë lëndë narkotike. Unë u ula së bashku me këta persona të cilët nuk I njoh. Pronari ju solli një pjatë për të pirë kokainë. Ata e hodhën pluhurin e bardhë në pjatë dhe filluan ta thithnin të gjithë nga hundët. Di të them që klientët mbylleshin së bashku me kërcimtaret në dhomë, por nuk di të them nëse kryenin apo jo marrëdhënie kundrejt pagesës” mbyll dëshminë e saj balerina

Balerina e parë …dhe klientët me armë

Pasi janë përmendur emrat e tyre, grupi I hetimit sipas burimeve të gazetës ‘’Si’’ thirri secilën nga balerinat . Njëra prej tyre mohon të kishte kryer mardhënie . ‘’ I… më tha që vec mënyrës së punës si kërcimtare, klientët kërkojnë dhe marëdhënie, por këtë gjë duhet ta vendosja unë me dëshirën time. Unë nuk pranova dhe biseda u ndërpre.” Megjithatë e reja kujton ditët kur punoi në lokal se si ambjenti frekuentohej edhe nga persona të armatosur. “ Në lokal dua të theksoj se vinin klientë që mbanin armë. Shumë prej tyre futeshin tëk dhoma dhe pinin në vija të bardha mbi pjata kokainën. Unë gjithashtu kam qenë prezente kur ata e thithnin me hundë në lokal”

Po ku gjendej droga pyet oficeri i policisë në dosjen që gazeta ‘’Si’’ zotëron disponon?

Balerina përgjigjet “disa klientë e sillnin me vete, , ndërsa një pjese ua sillnin nga jashtë lokalit. Ishin persona që vinin me makina, I shikoja përmes xhamave kur sillnin drogën por nuk I njihja. Në dijeninë time balerina tjetër kryente mardhënie me R. , por nuk di të them më tepër për raportin mes tyre”

Krej të kundërtën deklaron R…. Balerina mohon që të gjitha këto skena që dëshmojnë disa nga punonjësit të ishin të vërteta apo të kishin ndodhur ndonjëherë . “Nuk kam dijeni që në atë dhomë kryheshin mardhënie, as që në lokal kryheshin veprime të kundraligjshme. As që aty të pihej drogë apo lëndë tjetër narkotike”. Kur policia e pyeti vajzën se përse gjendeshin krevatet në një dhomë të veçuar që lidhej me banakun me një derë të posaccme balerina përgjigjet “Në atë dhomë gjendet krevat, që unë e kam shfrytëzuar për të fjetur gjumë apo për tu shlodhur. Pasi mbyll punën unë merrem me pastrimin e lokalit dhe jam e lodhur për të shkuar në shtëpi’’

Policia e pyet : A ke konsumuar ndonjëherë drogë në lokal?

Balerina : kam përdorur vetëm dy herë drogë të llojit kokainë në jetën time. Herën e fundit e piva në shtëpi, isha pushim ngaqë nuk kishte drita . Kam pirë në shtëpi vetëm.

Balerina nuk jep asnjë informacion se ku e gjeti kokainën, ndërkohë që ka shmangur edhe pyetje të tjera pa vlerë për hetimin.

Pronari

I. P. pritet të përfundojë nën akuzë në gjykatë për historinë e kokainës dhe balerinave. Por pavarësisht provave dhe dëshmive i dyshuari hedh poshtë provat . ‘ Nuk kam dijeni se ccfarë keni gjetur në lokal, pasi nuk gjendesha aty, po pushoja në makinën time në parkim” . Kështu e nis bisedën me oficerët i riu nga Shkodra dhe me banim në kryeqytet. “ Isha në gjumë kur erdhi policia, theksoj që dhomat ku gjenden krevatet i përdorja më herët si magazinë. Por duke parë orarët e zhvillimit të aktiviteteve vendosa edhe krevatë që të pushoja pasi nuk kisha mundësi të merrja ambjent me qera” –citohet sipas dosjes, pronari i lokalit

Po balerinat?

“Vajzat që unë i kam punësuar si balerina kanë për detyrë që të kërcejnë në lokal, sepse për këtë i paguaj. Në ato dhoma futet vetëm personeli. Theksoj se me R… jam i lidhur prej pak kohësh, nuk jam përdorues dhe as kam parë ndonjëherë që aty të konsumohet drogë” pretendon i akuzuari. Pavarësisht qëndrimit të tij , por edhe të banakierit e kamarierëve që mbështesin alibinë e tallavasë së pastër, prokuroria administroi në fashikull dëshmitë si edhe prova të tjera dhe ngriti akuzë për I. P për veprën e përshtatjes së lokalit për përdorim droge dhe mbajtje e lokalit për prostitucion, që në fakt është një nga metodat më klasike të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dhe tashmë që ka ardhur sezoni veror edhe në lokalet përgjatë bregdetit.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial rrefimi i prostitutes rrefimi i prostitutes

Sondazh

Poll
Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni