SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dënuar thirrjet për të ashtuquajturin vorio-epir, gjatë paradës ushtarake greke, në kuadër të festës kombëtare të Greqisë.
Gjatë një deklarate për mediat, PDIU i konsideron thirrjet si provokim dhe rikthim të fantazmave të vjetra të Greqisë për pretendime territoriale, në një kohë kur të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.
PDIU dënon edhe heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Heshtja e Ramës, thekson PDIU, si sjellje inferiore ndaj palës greke është aprovim për pretendimet e Athinës ndaj Shqipërisë. Me qeverinë aktuale, shton PDIU, nuk do të ketë avancim të çështjes “Çame”, por përkundrazi do të inkurajohen orekset shoviniste greke.
DEKLARATA:
Gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e festën kombëtare të Greqisë, u dëgjuan thirrje për vorio-epirin për të cilat shteti shqiptar ende nuk ka reaguar. Në një kohë kur kryeministri në ikje i Shqipërisë, Edi Rama, pretendon se kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, në këtë shtet fqinj vazhdojnë provokimet e rënda dhe rikthimi i fantazmave të vjetra të pretendimeve territoriale. Këto fyerje duhet të ngjallnin reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të trajtohen me seriozitet edhe në Bruksel, në kuadër të Aleancës së Atlantikut Verior. Mirëpo Z. Rama është duke heshtur dhe heshtja në këtë rast do të thotë aprovim.
Ato thirrje fyejnë popullin shqiptar dhe përbëjnë pretendime të hapura territoriale që janë të papranueshme në kushtet kur dy shtetet tona janë tashmë aleatë në kuadër të NATO-s. Bëjmë thirrje ndaj ministres së jashtme Olta Xhaçka, që të ndërpresë fushatën ku është tërësisht e fokusuar, dhe të kthehet në zyrë për të bërë sadopak detyrën e drejtimit të diplomacisë shqiptare. Në një rast të tillë është e domosdoshme që të thirret ambasadori i Greqisë për sqarime dhe të kërkohet nga qeveria greke një distancim prej këtyre thirrjeve të njerëzve të tyre në uniformë.
Kjo ngjarje e ripërsëritur, shërben gjithashtu si dëshmi që me qeverisjen deritanishme të kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë do të sillet vetëm si inferiore dhe e nënshtruar ndaj Greqisë. Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes çame, por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORÇË– Kordinatori politik i Korçës Edmond Spaho u takua sme fermerët e Zvezdës, me të cilët diskutoi krizën e thellë që ka përfshirë këto 8 ...
SHIJAK– Kryeministri, Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të edukatoreve në Shijak. Rama ka shkëmbyer disa batuta me to duke u thënë se jo vetëm ato...
TIRANË– Partia Demokratika ka publikuar një mori fotosh nga ceremonia e çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prilli.“Fytyrat e qes...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë...
DURRËS– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar nga Durrësi, deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kërkoni që Tom Doshi mos kandidojë...
DURRËS– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar nga Durrësi se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur sh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Durrësi se populli ynë është popull shqiponjash. Duke folur në lidhje me votën në zgjedhjet e 25 prillit, Meta u ...
DURRËS– Presidenti i vendit Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët. Meta prezantoi plat...
DURRËS– Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Durrës, prej nga ka zhvilluar një konferecë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Meta bëri të ditur se ka...
SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Shijak. Ai ka zgjedhur që në ditën e tretë të fushatës elektorale të ndjekë taktikën e Durrësit, duke ecu...