Politike

Thirrjet e Metës për tubim, Dashamir Shehi kundër: S’mund të bëhen të dyja, edhe president edhe kryetar i opozitës (VD)

Kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton Presidentit se po hyn në terrenin e opozitës e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.
Featured image of article: Thirrjet e Metës për tubim, Dashamir Shehi kundër: S’mund të bëhen të dyja, edhe president edhe kryetar i opozitës (VD) Dashamirt Shehi, kreu i LZHK-së

TIRANË- Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti. Por kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton Presidentit se po hyn në terrenin e opozitës e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.

Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i mponuar vendit zgjedhje të reja. Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimarrja  e kreut të opozitës për të ndalur protestat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas aleatit të demokratëve nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin. 

(Marrë nga Abcnews.al) 

Shto Koment