LIVE UPDATES
Politike

Thirrje nga Kanadaja: Në 25 Prill duhet votuar ndryshimi

18 Prill 2021, 09:18 Nga DOSJA
Thirrje nga Kanadaja: Në 25 Prill duhet votuar ndryshimi

-Në 1 Mars 2019 në Samitin e Diasporës shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh “Por ju siguroj se për votën tuaj, ka vetëm dy rrugë për ne: “O do ta bëjmë, o do ta bëjmë…” Unë uroj që ta bëjmë të gjithë sëbashku me konsensus. Nëse nuk do ketë konsensus, do ta bëjmë edhe pa konsensus”.

-Në datën 22 Qershor 2020 Kryeministri Edi Rama deklaroi se Diaspora shqiptare do të votojë me postë.

-Në Mars 2021 Ilirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, deklaroi se Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në këto kushte, kur kreu i qeverisë nuk realizoi premtimin e tij publik për pjesëmarrjen e diasporës në votime, ne, një grup shqiptarësh të Kanadasë vendosëm që ta bëjmë publik qëndrimin tonë në raport me zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri si më poshtë:

Është një emergjencë kombëtare që në Shqipëri të bëhet ndryshimi i mazhorancës. Ne votojmë Ndryshimin!

Por në pamundësi për të ushtruar të drejtën tonë, ne u bëjmë thirrje të votojnë Ndryshimin të gjithë të afërmve tanë në Shqipëri, miqve, të njohurve e deri tek ata që nuk na njohin por që do lexojnë këtë thirrje.

Pse, do pyesni ju duhet votuar Ndryshimi?

Përveç dhjetra, qindra apo qoftë edhe një arsyeje të vetme personale, që gjithsekush mund të ketë kundër qeverisjes aktuale, ne mendojmë se Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri, duke i dhënë fund problematikave që do të përmendim më poshtë:

Së pari, gjatë qeverisjes së Edi Ramës u premtuan të hapen 300 mijë vende pune. Në fakt në 8 vite, janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme dhe vetëm në muajt Mars e Prill 2020, 70 mijë persona humbën vendin e punës e sa të tjerë nuk pasqyrohen në statistika.

Së dyti, shifrat e largimit të shqiptarëve nga vendi janë tronditëse. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 400 mijë qytetarë shqiptarë lanë vendin në këto tetë vite, ndërkohë që Shqipëria renditet i pari shtet në Botë, duke kaluar edhe vendet në luftë si Siria e Iraku, për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Së treti, Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por sërish njerëzit paguajnë “Tiret” dhe rrjetin e kontrabandës për të marrë një shërbim. Mjekë e infermierë po largohen nga vendi të pakënaqur me kushtet e punës. Spitalet shtetërore janë keqadministruar, mjekët janë përdorur politikisht e më pas nënvlerësuar.

Së katërti, Edi Rama lejoi shembjen e Teatrit, betonizimin e Tiranës, shembjen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Stadiumin “Qemal Stafa”, ndërkohë që ka vënë në listë prishjeje dhe Galerinë e Arteve.

Së pesti, Edi Rama rriti tarifat e shkollimit. Ju kujtohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë kur në Shkurt të 2015 hynë në grevë urie? Po studentët në Dhjetor të vitit 2018 kur u ngritën në protesta sërish për tarifat? Çfarë bëri kryeministri? U dërgoi forcat e policisë të ushtronin terror mbi ta.

Së gjashti, Edi Rama ndërtoi shtet policor. Gjatë qeverisjes së tij, policia shqiptare ka qenë larg misionit “shërbej dhe mbroj”. Në 8 Dhjetor 2020, policia vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha sepse nuk kishte vënë një maskë. Qytetarët u ngritën në protesta dhe sërish policia ushtroi dhunë ndaj tyre. Gazetari i Ora News që filmonte ngjarjen u mbajt paligjshmërisht i ndaluar në polici. Është kjo policia dhe shteti që duam?

Së shtati, mund të ndihesh i sigurtë në një vend ku kokat drejtuese të shtetit lakohen në tavolina krimesh? Gjatë qeverisë Rama, në fillim të Marsit 2017, Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm. Ai u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Më tej dha dorëheqjen ministri i dytë i Brendshëm i qeverisë Rama, Fatmir Xhafaj, përfolur për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, konkretisht për favorizim të vëllait të tij Agron (Geron) Xhafaj për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, e cila e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge.

Së teti, a votohet një kryeministër që punon në dëm të Shqipërisë e Kosovës? E mbani mend planin famëkeq Rama-Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës? Po shitjen e ujrave territoriale Greqisë? Dhe për t’i vënë kapak dështimeve epike të politikës së Jashtme të qeverisë Rama, kujtoni se Shqipëria është ende hapa larg Integrimit në BE, e refuzuar për hapjen e negociatave për shkak të mosarritjes së standardeve.

Së nënti, fatkeqësitë që prekën vendin njëra pas tjetrës, treguan dobësinë e qeverisë në menaxhim dhe burime. Gjatë tërmetit, shteti shqiptar u pa se nuk zotëronte mjete të mjaftueshme për shpëtimin e jetëve nën rrënoja. Më pas nuk kishte fonde për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve. Ndërkohë Pandemia nxorri në shesh një tjetër dështim të Edi Ramës, paaftësinë për të siguruar vaksina të çertifikuara nga SHBA dhe BE.

Së dhjeti, Qeveria e Edi Ramës vjen në këtë 25 Prill si një qeveri e lodhur jo nga punët e veprat, por e bjerrur nga mashtrimet sistematike dhe nga përpjekje titanike për të gjetur mbulesë për skandalet e njëpasnjëshme si dhe për t’i vënë një emër fitues çdo mosrealizimi e premtimi të pambajtur!

A mund të votohet sërish Edi Rama, njeriu që përdhosi shtetin, duke filluar nga shpërfillja e institucionit më të lartë në vend, Presidentit të Republikës (dy dekrete zgjedhjesh të anuluara e të dekretuara)? Tjetërsuesin e pasurive publike, në troje apo edhe para të thatë, nëpërmjet skemave korruptive të PPP, a mund ta votosh prapë?

Po njeriun që degjeneroi parlamentin shqiptar që nga mbushja me kriminelë e deri me karagjozë listash? Apo atë që zhvlerësoi sistemin zgjedhor me vjedhje votash e tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve në Korçë, Shijak, Durrës e Dibër? Ai që mbajti e ekzekutoi zgjedhje lokale farse monopartiake me dekor partish marioneta të futura në minutën e fundit në garë dhe duke anashkaluar procedurat e rregullta juridike a votohet dot?

Mos harro! Edi Rama, i biri i firmosësit të dënimit me vdekje të poetit Havzi Nela është sot kryeministri i vendit, kryeministër i cili nuk ka bërë asgjë për të hedhur dritë mbi krimet e komunizmit, nuk u ka kërkuar falje në emër të shtetit viktimave dhe nuk është distancuar prej atyre krimeve. Përkundrazi në gjurmë të atit, është mburrur se familja e tij ka qenë në anën e duhur të historisë dhe ka hedhur mijëra firma për të vrarë pronën publike, kulturën e këtij vendi, trashëgiminë, identitetin kombëtar dhe shpresën për të ardhmen e shqiptarëve. Mos harro! Gjatë fushatës elektorale pati deklarata nga kandidatët e PS-së për deputetë në favor të regjimi kriminal të Enver Hoxhës dhe mungoi sërish distancimi zyrtar i kryeministrit “rilindas”, megjithëse ka rezoluta të miratuara për këtë qëllim në parlamentin shqiptar.

Prandaj, së fundi, bazuar në sa më sipër dhe ashtu si qeveria e SHBA, e cila e shprehu më qartë se kurdoherë, ne besojmë se Në Shqipëri duhet votuar Ndryshimi! Shqiptarët me të drejtë vote, duhet ta ushtrojnë këtë detyrim moral në të mirë të vendit, duhet të mos e shesin votën dhe të refuzojnë këdo që tenton t’u blejë votën dhe të ardhmen e tyre! Sikurse dhe duhet të bëhen barrikadë ndaj çdo tentative të qeverisë për të deformuar apo manipuluar rezultatin e zgjedhjeve!

Bujar Llapaj – Vankuver
Jeta Toçila Dedja – Montreal
Nador Bakalli – Toronto
Petro Karanxha – Toronto
Adi Shkëmbi – Toronto
Ramazan Këllezi – Toronto
Hajro Çini – Toronto
Artan Gjyzel Hasani -Toronto
Edlira Çini – Toronto
Mishel Koçiu – Montreal
Ardian Radovicka – Toronto
Ylvi Kollari – Toronto
Kristaq Turtulli – Toronto
Arian Sultafa – Toronto
Paulin Marku – Toronto
Robert Kore – Toronto
Viola Konomi – Toronto
Armando Mosho – Toronto
Rapi Sota – Montreal
Klara Serjani Bejleri – Kitchener
Hysni Marku – Montreal
Afrim Korbi -Toronto
Alfred Hasimaj – Toronto
Ilir Gjini – Toronto
Armenida Qyqja – Vankuver
Shaqir Alushani – Toronto
Prend Tanushi – Montreal
Drita Dode – Toronto
Arian Turdiu – Toronto
Genc Aleksi – Toronto
Eriola Agalliu – Gatineau
Arian Kameri – Toronto
Armand Hoxha – Toronto
Kastriot Dervishi – Montreal
Ajtanga Simeoni Prifti – Toronto
Nevila Jaupaj – Toronto
Latif Lazimi – Toronto
Erisa Kreshpa – Ottawa
Ajet Nuro – Montreal
Ilirian Peza – Toronto
Bela Aleksi – Toronto
Andi Efovia – Toronto
Arben Doçi – Ottawa
Ira Kore – Toronto
Nik Ndreka – Toronto
Sajmir Zesllari – Toronto
Musa Ademi – Montreal
Dritan Loli – Toronto
Gëzim Çomo – Toronto
Nexhip Troci – Toronto
Arbin Buçpapaj – Ottawa
Maksim Saraçi – Toronto
Rishard Salillari – Toronto
Rushan Xhaferi – Montreal
Lavdimir Gjeçi – Toronto
Almir Bajraktari – Toronto
Florian Isufaj – Calgary
Erind Maçi – Toronto
Agur Metaj – Montreal
Taulant Dedja – Montreal

Marrë nga Flasshqip.ca

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kanada ndryshimi zgjedhjete 25 prillit kanada ndryshimi zgjedhjete 25 prillit

Sondazh

Poll
Politike 18 Prill 2021, 08:11

TIRANË– Fushata elektorale ka nisur dhe është në kulmin e saj. Dy partitë kryesore priten nga mbështetës të shumtë, mirëpo një specifik ka marrë vëmendjen ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni